PAMJE TË RËNDA/ Ishte duke pirë kafe në Bllok, dy persona qëllojnë 27 herë me thikë 41-vjeçarin

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 41-vjeçar është sulmuar me thikë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur të shtunën dhe se ka mbetur i plagosur Eder Dorzi 41 vjeç. Dorzi ka qenë i ulur në një lokal në ish-Bllok, ku dy persona i janë afruar pranë tavolinës dhe e kanë qëlluar.

Sipas mediave autorët e kanë qëlluar 41-vjeçarin 27 herë me thikë. Dorzi ndodhet tek spitali i Traumës në gjendje të rëndë.

41-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 41 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri, ndërsa policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?