Andresa e Telebingo-s bëhet nënë për herë të parë

Show

Një lajm i ëmbël vjen nga Andresa Ambrosio, të cilën jeni mësuar ta shohim çdo të diel përkrahë Ardit Gjebreas në emisioni “E Diela Shqiptare”.

Bukuroshja është bërë nënë për herë të parë, duke publikuar një foto të ëmbël në Instagram, teksa mban dorën e foshnjës. “Mi prendero cura di te” (Unë do të kujdesem për ty), është kënga në sfond.

Kujtojmë se Andresa e zbuloi lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël në kohën kur një telefonuese te Telebingo e pyeti “Mos je pak shtatzënë?”, e në atë kohë Andresa është përgjigjur se po.

Ndërsa gjininë e foshnjës Andresa në e ka bërë të ditur te “Rudina”, kur e vendosur mes tullumbaceve blu e rozë, zbuloi se foshnja do të ishte një djalë.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?