SPAK lëshon urdhër-arresti për Ramazan Rrajën, nipi i deputetit të PS
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arresti për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist të Krujës, Rahman Rraja.
Ramazan Rraja është shpallur në kërkim lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Noj dhe Landi Muharremit, i njohur si “Rumi i Shijakut”.
Mësohet se masa arrest me burg është lëshuar në datën 17 janar, ndërsa mëngjesin e sotëm RENEA dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar kontrolle në disa banesa, duke përfshirë edhe vilën 3-katëshe të Ramazan Rrajës në fshatin Zezë. Por gjatë bastisjes së kësaj vile, agjentët e BKH-së gjetën deputetin e PS-së Ramazan Rraja dhe familjen e tij. Ai u pohoi se nipi i tij jeton prej vitesh në Tiranë.
Atentati ndaj Rumit të Shijakut ndodhi në datën 1 nëntor 2019 në zonën pranë Sukthit, teksa ai ishte duke udhëtuar së bashku me prokurorin Arjan Ndoj dhe shoferin Andi Maloku. Ky i fundit mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave që u qëlluan nga një makinë që po i ndiqte.
Ramazan Rraja është shpallur së fundmi në kërkim për atentatin e ndodhur në 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë- Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Por pasi provoi se ndodhej jashtë shtetit në momentin e atentatit, ai u la i lirë.