Situata nga reshjet, Peleshi: Të monitorohen digat, kanalet dhe prurjet

Aktualitet

Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi thotë se situata nga reshjet e shitut është përgjithësisht nën kontroll, ndërsa nuk rrezikohen përmbytje për shkak të daljes së lumenjve nga shtrati.

Përjashtim këtu bën lumi i Bunës në Shkodër që ka përmbytur disa dhjetra hektarë tokë duke shkaktuar probleme edhe me furnizimin me energji elektrike.

Lumi Drin është rreth 1 metër nga kuota maksimale, ndërsa Shkumbini, Semani dhe lumi i Devollit janë në kuota normale. Përmbytjet, sipas Peleshit janë shkaktuar nga vërshimi i përrenjve në disa zona.

Teksa përsëriti thirrjen për monitorimin e situatës, Peleshi tha se reshjet do të vijojnë deri në datën 21 sipas parashikimit, ndaj institucionet dhe forcat e armatosura janë në gatishmëri.

“Shkarkimet nga hidrocentralet janë në rënie, janë duke u menaxhuar shumë mirë nga KESH. Furnizimi me energji elektrike gjatë ditës së djeshme, është vepruar shumë shpejt nga OSHEE dhe është rikthyer në pjesën më të madhe, por është një problematikë që e shoqëron këtë sezon. Sa i përket kuotave të lumenjve, lumi Osum është në rënie, në kuota normale. Lumi Devoll është në kuota normale, lumi Drin në Shkodër është 6.2 nga 7.5 që është kuota maksimale. Kemi një metër rezervë. Niveli i lumit Drin në Lezhë është një metër nga kuota kritike. Vërshimi ka qenë edhe për shkak të vërshimeve nga përrenjtë përreth. Vjosa është 2.5 metër. Tendenca është në ulje. Nuk e dimë se reshjet do të vazhdojnë deri në datën 21. Lumi Shkumbin dhe Seman janë në kuota normale.

Në Shkodër kemi përmbytje nga dalja e lumit Buna. Në qarkun Kukës janë në kuota maksimale rezervuarët, janë marrë masa për shkarkimet. Nga bashkitë duhet më shumë vëmendje të merren masa dhe të paralajmërohen banorët. Duhet të kemi të gatshme kapacitetet për strehim dhe evakuuim. Do të jemi në bashkëpunim me forcat tona të armatosura. Të vijohet pa ndërprerje monitorimi i digave, kanaleve, prurrjeve. Të raportohet për çdo rast pranë qendrës kombëtare të emergjencave. Këto janë porositë që po i përsëris publikisht dhe i janë transmetuar drejtorëve të qendrave civile”, deklaroi Peleshi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?