Ish-kryebashkiaku Elvis Roshi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Ai do të merret në pyetje nga Byroja Kombëtare e Hetimit.
Nuk dihen ende arsyet se përse është thirrur.
Ju rikujtojmë se në korrik të 2018, Gjykata e Tiranës dënoi ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi me 7 muaj e 15 ditë burg, aq sa kërkoi prokuroria.
Për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, dënimi u ul në 5 muaj, po duke pasur parasysh që kishte qëndruar katër muaj në “arrest shtëpie”, masa e dënimit që mbeti për të vuajtur ishte vetëm 1 muaj burgim dhe në fund dënimi u pezullua duke u konvertuar në 60 orë punë publike të detyruar.
Elvis Roshi u akuzua për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Në sallën e gjyqit, Roshi pasi kërkoi gjykim të shkurtuar, që u pranua nga gjykata, pranoi falsifikimin dhe tha se për shkak të neglizhencës e ka plotësuar gabim formularin. Ai ishte i pranishëm në seancën e djeshme në gjykatë, por nuk pranoi që të fund të bënte komente duke u larguar nga dera e pasme.
”Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Gjatë seancës gjyqësore prokurori i çështjes Enklid Gjini i kërkoi gjykatës dënimin me 7 muaj e 15 ditë burg të Rroshit, pasi sipas tij Roshi ka falsifikuar formularin e dekriminalizimin, duke shkruar të dhëna të rreme. Prokurori po ashtu argumentoi që dënimi me burg të pezullohet nga gjykata dhe Rroshi të vihen në shërbim prove.