Berisha flet për Luizin: E falenderoj për dollinë që ngriti për mua

Aktualitet

Sali Berisha, nuk i ka “shpëtuar” fenomenit “Luiz Ejlli”.

Së fundmi, ai ka reaguar lidhur me dollinë që banori i shtëpisë së Big Brother, Luizi, ngriti brenda shtëpisë për ish-kryeministrin.

Ai e ka falenderuar këngëtarin, teksa më tej tha se Ejlli ka përdorur gjithë talentin e tij të pamohueshëm për të tërhequr fansa në mënyrë të shpejtë.

“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të shoëbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha për Syri Tv.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?