Belind Këlliçi publikon videon: Ky është rezultati i shqepjeve të UKT-së që bashkia i quan punime

Aktualitet

Kandidati per Bashkine e Tiranes, Belind Kellici ka bere sot nje tjeter denoncim mbi ate se cfare ndodh rrugeve  te Tiranes dhe shpenzimeve marramendese mbi to.

Postimi i plote:

Rrugët janë paguar me flori nga shqiptarët. Edhe ato pak që i kemi të sakta na gërryhen nga vërshimet e ujërave.
Ndodhem në Rr. “Kongresi i Manastirit”. Ky është rezultati i shqepjeve të UKT-së që bashkia i quan punime dhe i fotografon si suksese historike.
Tirana nuk administrohet. Tirana vidhet.
Ne duhet ta ndryshojmë Tiranën! T’i japim të gjithë një mundësi vetes të jetojmë në një qytet normal, ku punën e kryebashkiakut ta shikoni në rrugët dhe lagjet tuaja e jo në fotografi të retushuara.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?