LAJMI I FUNDIT/ Rrëzohet helikopteri, vdes tragjikisht ministri i Brendshëm

Bota

Gjashtëmbëdhjetë persona, përfshirë ministrin e brendshëm të Ukrainës dhe zyrtarë të tjerë të lartë të ministrisë kanë mbetur të vdekur mëngjesin e sotëm pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua.

Sipas mediave vendase mësohet se helikopteri me të cilin po udhëtonte ministri i Brendshëm Ukrainas Denys Monastyrskyy, u rrëzua në qytetin e Brovary, jashtë Kievit, pranë një kopshti me fëmijë.

Guvernatori i rajonit të Kievit tha më se një helikopter u rrëzua pranë një çerdheje dhe një ndërtese banimi gjatë mëngjesit.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy fëmijë ishin mes të vdekurve dhe 10 prej tyre ishin në spital, thanë zyrtarët.

“Njëzet e dy persona janë dërguar në spital, duke përfshirë 10 fëmijë”, tha zyrtari. Sipas raportimeve paraprake thuhet se mjegulla e dendur ishte shkaktari i cili solli aksidentin tragjik.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?