VIDEO/ Momenti kur Kejvina godet me shuplakë Luizin

Show

Një debat aspak normal ka ndodhur mbrëmjen e spektaklit në “Big Brother VIP” mes Kejvina Kthellës dhe Luiz Ejllit. Gjërat mes tyre agravuan në ofendime nga të dyja palët madje Kejvina ka ushtruar dhunë. Ajo është çuar dhe ka goditur Luizin me shuplakë fytyrës, veprim që duhet të dënohet nga produksioni.

Po ashtu, Kejvina e ka qëlluar atë me cigaren elektrike, gjë që është pranuar sot nga disa banorë, përfshirë edhe Luizin.

 

Pjesë nga debati:

Kejvina: Vetëm kostumin ke të bukur

Luizi: Ma kanë qepur

Kejvina: Po gojën kur do ta qepësh?

Luizi: Nuk e di se duhet me sjell makinën që ta qepi

Kejvina: Le ta sjellin

Luizi: Pse je me nai vend e shqepur ti dhe duhesh qepur?

Po ashtu, një deklaratë e bërë nga Kejvina është ajo që ka irrituar shumë njerëzit. Përveçse i tha Luizi se nuk meriton as të marrë frymë, ajo i ka përmendur edhe të atin e ndjerë. Një deklaratë që me të drejtë ka mërzitur të gjithë ata që e kanë dëgjuar dhe që kalon çdo limit debati dhe loje.

“Mos harro se unë e kam babain gjallë, nuk më ka vdekur. Se je dhe pisanjos. Fle me këpucët te hunda, me çorape. Nuk më intereson fare. Nuk ka shans jo Luizi por 100 Luiza bashkë. Të jem jo në tv, por në qiell. Tipat si ky mua më mbajnë çantat jashtë. Ta marrin si të duan nuk më intereson fare. Të arrijë deri në këtë pikë nuk meriton as të marrë frymë. Ky është shembulli më i keq i shoqërisë. Nëse kjo situatë tejkalohet unë urgjent me keqardhjen më të madhe largohen nga emisioni direkte. Të më vijë një copë njeri me dy sy këtu, nuk më intereson fare”, u shpreh Kejvina.

Nga ana tjetër Luizi shpjegoi arsyen e këtij reagimi për shkak të shpërthimeve të herëpashershme të modeles në drejtim të tij.

Në shenjë proteste shumë njerëz kanë nisur ta heqin Kejvinën në rrjetet sociale, duke e bllokuar, reportuar, apo mos e ndjekur më. Deri më tani modelja ka humbur një numër shumë të madh ndjekësish në Instagram.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?