VIDEO/ Dhunohet nga policia malazeze anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë

Aktualitet

Një incident i rëndë është shënuar pak ditë më parë në kufirin e Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku Kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, është dhunuar nga efektivët malazezë.

Sipas burimeve të BalkanWeb, Milo ka qenë së bashku me familjen e tij kur është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga një efektiv malazez, ndërsa priste në radhë në kufi.

Në mediat sociale janë publikuar edhe disa video, në të cilat shihet momenti kur anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë nxirret nga makina me forcë dhe dhunohet, ndërsa po ashtu është dhunuar edhe djali i tij.

Milo është kontaktuar edhe nga redaksia e BalkanWeb, por nuk është përgjigjur. Sakaq nuk dihet nëse ka pasur një denoncim nga ana e tij dhe nëse është njoftuar ambasada shqiptare për ngjarjen.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?