Ukrainasit kapin rob lufte ushtarët rusë në Bakhmut

Bota

Në Bakhmut po vazhdojnë të zhvillohen betejat më të përgjakshme mes ukrainasve dhe rusëve.

Një video amatore shfaq momentin kur ushtarët ukrainas arrijnë të zënë rob lufte ushtarët rusë, që dorëzohen pasi e kuptojnë se nuk kanë nga t’ia mbajnë.

E ata ushtarë që dorëzoheshin dhe mbanin të ngritura duart lart, vazhdimisht pyeteshin nga ukrainasit se çfarë kërkojnë në vendin e tyre.

Njëri prej ushtarëve që u lajmërua dhe u identifikua si kazak, tha se është marrë në vendin e tij të punës dhe është dërguar me forcë në luftë në Ukrainë.

 

 

Ky nuk është rasti i vetëm që ushtarët rusë filmohen duke u dorëzuar, ndërsa shumica prej tyre akuzojnë presidentin rus Vladimir Putin, të cilin madje në disa raste e kanë cilësuar si pushtues dhe njeri që i shfrytëzon ushtarët e tij si mish për top.

Që të gjithë ushtarët sipas ukrainasve, do të cilësohen si rob lufte dhe se do të trajtohen sipas ligjeve ndërkombëtare.

Madje ata mund të kenë fatin, ndoshta të jenë pjesë e ndonjë marrëveshje për shkëmbimin e të robërve të luftës mes dy palëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?