Kryemadhi: 180 ditë filmime në inceneratorin e Tiranës

Aktualitet

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi vijon denoncimin e aferës së inceneratorëve duke publikuar fakte të reja.

Kryemadhi tha se në filmimet e zhvilluara nga korriku 2022 deri në janar të 2023 provohet e kundërta e deklaratave të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Sipas saj, kryeministri deklaroi se në inceneratorin e Tiranës bëhet ndarja në burim, riciklimi dhe djegia, por nga pamjet e siguruara në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm kapsulimi.

 

 

Siç shihet në videot e filmuara, Kryemadhi hedh në kontejnerët e mbeturinave një qese fosforeshente me mbeturina të riciklueshme për të gjurmuar procesin e trajtimit të mbetjeve.

“Nga pamjet e filmuara me dron nga gjurmimi i qeses fosforeshente kuptohet qartë që në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë proces qoftë nga ato që zotohet kryeministri në komision qoftë edhe nga deklarimet e përfaqësuesve të kompanisë.
Sipas pamjeve me dron në inceneratorin e Tiranës kryhet vetëm procesi i peshimit dhe groposjes së mbetjeve. Pra, asnjë proces tjetër për të cilin kompania paguhet 29 euro për ton”, tha Kryemadhi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?