Gjiknuri zyrtarizon kandidaturën e Benet Becit në Shkodër

Politike

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka zyrtarizuar kandidaturën e Benet Becit për Bashkinë e Shkodrës. Në një prononcim për TopNews, Gjiknuri tha se Beci është një kandidat serioz dhe se do të sjellë fitoren e PS-së në kryeqendrën e Veriut të vendit.

Për Elbasanit e Tiranën, Gjiknuri tha se nuk ka dyshime që do të korrin fitore gjithashtu, ndërsa për Durrësin tha se nuk kanë ende asgjë zyrtare.

“Për Shkodrën është një moment shumë i mirë, kemi një kandidat shumë serioz. Benet Beci është deklaruar si kandidat për Shkodrën. Në Elbasan nuk e diskutojmë fitoren e Gledian Llatjas. Nga ana tjetër kemi një grupim partish me persona të ndryshëm që nuk ofrojnë asgjë të re. Nuk besoj se ka dyshime për fitoren tonë. Edhe për Tiranën nuk besoj se duhet të kemi dyshime. Tashmë Opozita është në garë vetëm për të bërë detyrën. Nuk kemi asgjë zyrtare përsa i përket kandidatit të Durrësit,”- tha Gjiknuri. 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?