Celibashi: Do njohim atë PD që njeh gjykata, për zgjedhjet e 14 majit

Aktualitet

Në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në “Ora e Betit”, Celibashi u shpreh se institucioni që ai drejton nuk ka asnjë interes në këtë çështje, por do të vendosë vetëm kur të ketë në tryezë dokumentacionin zyrtar.

“Do të flasim për këtë çështje kur të jetë interesi për të regjistruar PD-në. Nuk mund të flas sepse do të isha jashtë staturën së pozicionit tim. Unë kam thënë dhe i qëndroj, se regjistrim i një partie prodhohet nga një dokumentacion nga gjykata dhe jo KQZ-ja.

Kur të jetë ai moment do të shohim dokumentacionin dhe do të marrim vendimin e duhur. Nuk kemi interes politik në këtë aspekt. Kur të kemi gjithë dokumentacionin e duhur dhe atëherë do të shohim se si do të vendosim, duke marrë përgjigje për të gjitha pyetjet”, u shpreh Ilirjan Celibashi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?