Roma thyen Fiorentinën me Kumbullën në fushë

Sport

Roma bën detyrën në shtëpi ndaj Fiorentinës, fitore 2-0 dhe 3 pikë të arkivuara. Ekipi violë mbeti me një lojtar më pak pas vetëm 23 minutash, pasi Dodo u ndëshkua për herë të dytë me karton të verdhë.

Pjesa e parë do mbyllej pas golit të Paulo Dybala, në minutën e 40-të. Po sulmuesi argjentinas do i jepte përfundimisht goditjen e fundit kundërshtarit në minutën e 88-të, me golin e dytë personal. Titullar për këtë takim ishte edhe Marash Kumbulla, që luajti sfidë pozitive.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?