Rama vlerëson Spiropalin, kritika Xhaçkës: Deputetët të mos mungojnë në mbledhjet e komisioneve

Politike

Grupi parlamentar i PS po zhvillon prej rreth një ore mbledhjen e tij. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se mbledhja drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Mbledhja vjen pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar dhe ka në fokus pikërisht aktivitetin parlamentar dhe sfidat e PS në këtë sesion

Në mbledhjen e grupit të PS është i pranishëm edhe deputeti Agron Cela, i cili u largua pak ditë para vitit të ri nga Partia e Lirisë.

“Balkanweb” ka zbardhur diskutimet në mbledhje. Siç mësohet Rama ka mbajtur një qëndrim për performancën e ministrave në Parlament. Kritika ka pasur për ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, sipas tij “më dobët”, ndërsa Spiropali me performancë “të lartë”.

 

 

Burime nga grupi i PS, po ashtu bënë me dije se Rama ka mbajtur qëndrim kritik ndaj deputetëve që kanë munguar në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Këto mungesa, ka deklaruar ai kanë bërë që mbledhjet herë pas here të mos zhvillohen.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?