Politike

Rama, prezanton Agron Çelën me deputetët socialistë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Mësohet se i pranishëm në këtë mbledhje është dhe deputeti shkodran Agron Çela, i cili pak ditë më parë zgjodhi të bashkohej me PS.

Mbledhja e socialistëve vjen disa orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, pasditen e kësaj të hëne. Në grup po diskutohet për qëndrimet që do të mbajnë deputetët socialistë për çështje të caktuara, që do të diskutohen dhe pritet të votohen.

Një ndër qëllimet e kësaj mbledhje ka qenë pikërisht dhe prezantimi i deputetit shkodran me kolegët socialistë. Ai e mori mandatin më 25 prill 2021 me LSI-në, por në ditët e fundit të dhjetorit vendosi t’i bashkohej PS-së, për shkak të pakënaqësive me qëndrimet e lidershipit të ish-LSI.

Në një reagim për herë të parë për këtë bashkim me PS, Agron Çela shkroi gjerë e gjatë më 13 janar dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij dhe qytetarëve të Shkodrës, që në zgjedhjet e 14 majit t’i besojnë me votë Partisë Socialiste. Sipas tij, pas 30 vitesh qeverisje nga e djathta, Shkodra duhet të qeveriset nga PS.

“Ne duhet ti japim shansin PS qe ta drejtoje Bashkinë Shkodër, pas 30 viteve te drejtimit te PD-se, dhe te mos vazhdojmë me ngarkesa emocionale, qe asnjë te mire nuk i kane sjelle Shkodres! Mazhoranca qeverisëse ka përgatitur një pakete investimesh shume te rëndësishme për Shkodrën…”, shkroi ndër të tjera Agron Çela.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?