Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Lambrecht jep dorëheqjen

Bota

Christine Lambrecht, ministrja gjermane e Mbrojtjes dha dorëheqjen. Sipas raportimit të dpa, Lambrecht, e cila ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave, i bëri kërkesë kancelarit Scholz për largimin nga posti.

Që në fundjavë disa media gjermane raportuan, se ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht do të japë dorëheqjen.

Të hënën agjencia e lajmeve dpa, njoftoi për dorëheqjen e Lambrecht, duke iu referuar kërkesës që ajo i drejton kancelarit Scholz për largimin nga posti, kërkesë që dpa e ka në dorë

Lambrecht u ndodh disa herë në qendër të kritikave. Së fundmi një video Natën e Vitit të Ri shkaktoi reagime e kritika të forta. Lambrecht postoi në mediat sociale një video, ku në sfondin e zhurmën e fishekzjarreve që hidheshin në Berlin, ajo fliste për përvojën gjatë vitit, duke theksuar, se ky vit ka qenë me “shumë impresione të veçanta, takime me njerëz interesantë dhe të mrekullueshëm”.

 

 

Deklarata e saj para luftës në Ukrainë me shumë të vdekur, u konsiderua e pavend. Opozita e CDU/CSU kërkoi dorëheqjen e Lambrecht pas videos. Por kritika ka pasur edhe për problemet në furnizimin e Bundeswehrit apo shfaqjen e saj publike.

Edhe ARD i kushtoi vëmendje dorëheqjes së ministres së Mbrojtjes në fundjavë. Kancelari Scholz do të humbiste një ministre besnike, sipas korrespondentit të ARD, Stephan Stuchlik. Pasuesin e pret një detyrë shumë e vështirë, sepse Ministria e Mbrojtjes ndodhet para ndryshimeve të mëdha, kjo në lidhje me jetësimin e fondit gjigand prej 100 miliardë eurosh të vënë në dispozicion për mbrojtjen pas fillimit të luftës në Ukrainë. Sipas “Süddeutscher Zeitung” shanse për këtë post do të kishte Eva Högl e SPD-së, aktualisht e ngarkuara për ushtrinë e Bundestagut.

Të shtunën ishte gazeta gjermane “Süddeutscher Zeitung” e cila shkroi, se Christine Lambrecht do të dorëzojë detyrën javën e ardhshme. Po të shtunën, sipas gazetës “Bild” iniciativa për dorëzimin e postit  nga vetë politikanja socialdemokrate. Sipas mediave arsye për dorëzimin e detyrës nga ministrja e Mbrojtjes është krijimi i bindjes tek Lambrecht, se nevojitet një fillim i ri në Ministrinë e Mbrojtjes./DW/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?