Berisha: Enver Sheshi, viktimë e mafies së inceneratorëve, kishte vendosur të fliste

Aktualitet Politike

Berisha: Zhvillimet dramatike të ditëve të fundit faktojnë dhe njëherë përfundimisht se ky është shtet i mafies, qeveria është mafia e shtetit. Jam këtu për të denoncuar dhe njëherë errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e inceneratorëve.
Menjëherë pas komunikatës zyrtare e cila ngjallte më shumë dyshime se sqarime, një breshëri mesazhesh nga qytetarë vërshuan të cilët shprehnin dyshime dhe bindje se i ndjeri Enver Sheshi është viktimë e mafies së djegësve. Është viktimë e mafies qeveritare të djegësve.

Këto informata shtonin se Enver Sheshi i arrestuar për një skemë të devijimit të parave të djegësve kishte vendosur të fliste dhe pas kësaj xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme e cila ka për kokë direkt Edi Ramën gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve ta çojë në botën tjetër dëshmitarin e rrezikshëm. Zonja dhe zotërinj, afera e djegësve është afera më flagrante e cila dëshmon se Edi Rama dhe ministrat e tij funksionuan tërësisht si një organizatë kriminale. Kreu i ekzekutivit shqiptar firmosi kontratën me një kompani në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim me vendimin dhe shkresën e entit kombëtar të specializuar për prokurimet të agjencisë kombëtare të Prokurimeve publike e cila i shkruante Këshillit të Ministrave se metoda e palikuar për këtë kontratë nuk ekziston në ligjet e vendit. Agjencia e Prokurorimeve Publike e bëri këtë dy herë me radhë, por Edi Rama duket se duke e pasur ndërmarrje të vetën pavarësisht nga ky vendim që nuk mund të tjekalohej kurrë përveç se me ndryshimin e ligjit në parlament firmosi një kontratë në interes të vetin dhe të klanit të aferës së djegësit.

Po kaq i implikuar në këtë aferë është Engjëll Agaçi, është Arben Ahmetaj pa bashkëfirmën e të cilit me Edi Ramën asnjë qindarkë nuk mund të merrej nga fondi rezervë i KM për të paguar kompaninë e tyre të djegësave. I zhytur deri në vesh është Erion Veliaj i cili zgjodhi që më djegësin e Tiranës të shndërrojë fushën e Sharrës në një minierë floriri për veten dhe Edi Ramën. Zgjodhi që për hir të këtij pasurimi të çmendur, mbi 100 e ca mln euro për degësinë e Tiranës, për pasurimi ne tij dhe të Ramës të firmoste vendime në emër të Këshillit, të firmoste vendime në emër të qarkut, të cilat qarku nuk i kishte marrë ndonjëherë. Veliaj prej 6 vitesh vjedh dhe rrjep qyt e Tiranës me një tarifë 28 euro tonin e mbetjeve, ndërkohë që vetë kontrata e kompanisë së tyre përcakton se kjo tarifë 28 euro do merret vetëm për djegien, ndërkohë që ajo e depozitimit dhe kompostimit do jetë 11 euro.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?