Belind Këlliçi : 200 punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë humbasin ditën e punës.

Aktualitet

Belind Këlliçi denoncon: 200 punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë humbasin ditën e punës.

Ekipet tona në terren na njoftojnë se po zerohen mundësitë për të parkuar në institucione publike dhe zonat përreth. Nga administrata e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vetëm sot në fillim javë, kanë humbur ditën e punës 200 punonjës.
Parkimi në Tiranë është në kolaps total. Hapësirat e mbetura zaptohen çdo ditë nga ndërtimet dhe shtesat e kafeneve. Niveli i stresit nga trafiku dhe pamundësia për të gjetur një vend parkimi ka gjeneruar kacafytje në rrugë, sherre dhe konflikte banale, që në jo pak raste përfundojnë në përdorimin e armëve.
Tirana është një xhungël që s’merr vesh të pari të dytin. Ndërhyrja duhet të jetë urgjente. Nuk ka më kohë për të humbur. 1 milion banorë nuk mund të presin pafundësisht. #TiranaNukPretMë
Mund të jetë një imazh i rrugë dhe pemë
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?