Verifikohet nga Autoriteti i Dosjeve, deputeti Gështenja: Ta fillojmë nga vetja!

Aktualitet

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka kërkuar verifikim nga Autoriteti i Dosjeve, pas të cili ka rezultuar se nuk ka asnjë lidhje me ish-sigurimin e shtetit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gështenja ka shkruar se i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve për verifikimin e imazhit të tij dhe familjarëve të tij.

“Përgjigja erdhi, asnjë lidhje me ish Sigurimin e Shtetit as unë dhe as familjarët e mi”, ka shkruar demokrati, teksa ka shtuar se të jesh i pastër nuk ka të bëjë me ligjin, por me moralin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ta fillojmë nga vetja!
Iu drejtova zyrtarisht Autoritetit të Dosjeve të verifikojë figurën time dhe të familjarëve të mi.

 

 

Përgjigja erdhi: ASNJË lidhje me ish Sigurimin e Shtetit as unë dhe as familjarët e mi!

I qëndroj parimit se duhet ta nisim nga vetja, para se t’ja kërkojmë kundërshtarit.

Të jesh i pastër nuk ka të bëjë me ligjin por me moralin! Nuk i duhet shqiptarëve hapja e dosjeve nëse ata që drejtojnë vendin nuk marrin guximin të verifikojnë emrin e vet!”, ka shkruar Gështenja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?