Stresi shkelmon derën: Nuk duroj dot më, dua të dal nga “Big Brother Kosova”

Show

Reperi Stresi duket se ka kaluar një moment të vështirë brenda Big Brother Kososa dhe në një moment ka kërkuar të largohet.

Ai ka shkelmuar derën duke kërkuar që tëë largohet nga BBVK, madje ka nisur edhe të paketoj rrobat e tij, duke thënë se nuk duron dot më.

“Nuk e kam me ty, e kam me vetën, kam probleme me vetën, nuk e kam problemin me ty, e kam problemin me veten, nuk rri dot më këtu, s’jam për këtu unë më. E kam me durimin tim, nuk duroj dot më”, i ka thënë Stresi Xhulin.

Por pas disa momentesh i ka kaluar nervozimi dhe është shprehur “mua njëherë më vjen kështu, se kam bërë ndonjëherë këtë hap, po ja sot më erdhi, isha duke plasur”.

E në fund reperi ka vazhduar rrugëtimin në Big Brother Kosova.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?