Shqiptarët përplasin makinën e efektivëve dhe arratisen, ndjekje si në filma

Bota

Dy shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë pasi ishin autor të disa grabitjeve në zona të ndryshme.

Mediat e huaja shkruajnë se autorët janë ndjekur me helikopter nga policia, pas tentativave të tyre për t’u larguar.

Ndërkohë shqiptari i tretë ka arritur që të arratiset.

Si ndodhi operacioni:

Fillimisht operacioni u krye nga policia dhe në momentin që u kërkuan të ndalonin, autorët janë larguar me shpejtësi me makinë duke u përplasur edhe me automjetin e policisë,. Ndërkohë operacionit iu bashkua menjëherë edhe një helikopter i policisë federale dhe në fund arritën të arrestoni dy prej tyre , ndërsa personi i tretë u arratis. “Të dyshuarit vinin nga Shqipëria dhe makinën e tyre e kishin me targa holandeze”, kanë sqaruar autoritetet.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?