Përmbysje e çmendur në derbi, United thyen City-n brenda 4 minutash (VIDEO)

Sport

Man.United vijon formën fantastike, këtë herë dhurojnë spektakël në derbi duke mposhtur me përmbysje rivalët e tyre të përjetshëm, “qytetarët” e Pep Guardiolës. “Djajtë e kuq” treguan forcë karkateri duke përmbysur ndeshjen brenda katër minutash.

Pas një pjesë të parë të përfunduar në barazim pa gola, në minutën e 60-të, De Bruyne hodhi në zonë një kros perfekt, aty ku me kokë Grealish kaloi Man.City në avantazh.

Në të 78-të, me një zbritje shumë të shpejtë, Man.United kapi të papërgatitur mbrojtjen e City, me Fernandes që dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1.

Katër minuta më pas, “djajtë e kuq” vënë në jetë përmbysjen e madhe ku Granacho futi në zonë një asist perfekt për Rashford me këtë të fundit që shtyu topin në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund me Man.United që del me pikë të plota nga derbi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?