I dënuar me 16 vite burg, shqiptari shpallet i pafajshëm pasi bër 3.5 vjet burg

Aktualitet

Eduart Derka, një shqiptar i dënuar me burg në Greqi, ka fituar lirinë dhe është kthyer në vendin e tij pasi qëndroi 3.5 vite në qeli. I njohur dhe si reper në vendin fqinj me emrin KingEdb Edwart, djali nga Lushnja ka fituar lirinë më 21 nëntor 2022.

Gazetari Shpëtim Zinxhiria shkruan se Eduart Derka u kërkua të dënohej me 36 vite burg, pasi u akuzua për grabitje me armë, dhune vrasje etj. Në përfundim të gjykimit, shqiptari u dënua me 15 vite e 9 muaj burg dhe nisi shlyerjen e tyre.

Në nëntor 2022, reperi shqiptar fitoi lirinë pasi u shpall i pafajshëm, edhe pse kishte qëndruar për 3.5 vite në burgjet greke. Ai u arrestua teksa ishte në shkollë dhe u transferua si kriminel gjatë viteve nga një burg në tjetrin.

Sot që është i lirë, Eduart Derka i bën thirrje shtetit shqiptar që të interesohet për bashkëkombasit e tjerë që qëndrojnë padrejtësisht në burgjet greke, edhe të paragjykuar për shkak të origjinës.

Total 3 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?