Depozitova kërkesën për ndryshimin e ligjit për nëpunësin civil!

Afrimi i zgjedhjeve lokale po nxjerr në pah një tjetër abuzim të qeverisë Rama teksa dhjetëra mijëra punonjës administrate terrorizohen me mesazhe në whatsApp dhe monitorohen nga aplikacioni i PS (parti shtet) Aktiv1st, për mbështjetje me detyrim në rrjetet sociale.

E gjithë kjo maskaradë nuk denigron vetëm nëpunësit civilë por edhe po tjetërson demokracinë dhe votën e lirë.
Përmes kësaj skeme kriminale, qeveritarë dhe kryebashkiakë, mashtrojnë opinionin publik për mbështetje që nuk e kanë.

Ndryshimet ligjore e ndalojnë këtë praktikë alla shteti policor dhe ndalon influencën e pushtetit mbi administratën publike. Gjithashtu, këto ndryshime, i kthejnë dinjitetin nëpunësve civile të cilët në asnjë rast nuk do shtrengohen apo detyrohen të reklamojnë mbështetje politike.

Total 0 Votes
0
0