Berisha-Ramës: Pensionistët s’kanë nevojë për mëshirë, mos vidh!

Politike

Ai u shpreh para demokratëve se zyrtarët e qeverisë mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e vjedhura nga shqiptarët, ndërsa i bëri thirrje Ramës që të mos vjedhë shqiptarët e të mos fshehë vjedhjen e kryer nga zyrtarët e tij.

“Revolucioni ynë nuk ndalej me një vendosmëri absolute, demokratët e Durrësit dhe Shqipërisë votuan betejën e tyre derisa larguan me votë të lirë regjimin më çnjerëzor që kishte vendosur mbi shqiptarët një diktaturë të katërfishtë.Revolucioni u zhvillua kundër sistemit monist që nuk pranonte pluralitetin. Sot Durrësi e Shqipëria janë 32 vite larg nga ajo periudhë, pro sot jemi në një monizëm më të fuqishëm se ai i vitit ’91. Monizëm i cili ushtron mbi shqiptarët të gjitha llojet e dhunës, përfshi edhe atë të teknologjive më moderne.

Monizëm që vret çdo ditë shpresën e të rinjve. nëse në ’91 shqiptarët u dyndën drejt gjemive, ishte sepse gdhiheshin e ngryseshin me dhimbjen e urisë dhe mjerimit, sot janë më shpresëvrarë sepse e drejta nuk ekziston në vendin e tyre, fondet e taksa e tyre vidhen, trajtohen në mënyrë depersonalizuese.

Këto ditë dëgjoni si bërtet Rama për pensionistët: Do ketë një bonus të madh. Por në prill kur t’jau marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme do lumturojë sërish pensionistëve.
Abazoviçi i tha në sy dje, në 4 vite rrita rrogën mesatare me më shumë se 300 euro, ndërsa ky jo vetëm që nuk e rriti por referuar inflacionit e uli me të paktën 25 përqind. Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh! Hiq dhomën e gjumit nga avionët e tu dhe shihe sa do ngelin.

Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspiratorit me taksat e shqiptarëve. Mos fshih vjedhjet.Gjithçka e ka bazën në vjedhjen dhe përçmimin e qytetarëve. kjo që bën kjo qeveri është gjenocid për shqiptarët në krijimin e kalkuluar të kushteve për largimin e tyre nga vendi”, tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?