Këshilli i Ministrave ka miratuar dje kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në disa drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Bëhet fjalë për drejtoritë: Elbasan, Kamzë-Vorë, Tiranë Rurale 1, Tiranë Jug, Tiranë Veri, Shkodër, Vlorë, Durrës, Tiranë Rurale 2, Zonat e Stimuluara, Lezhë, Kavajë dhe Sarandë.
Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 440.125.488,09 (katërqind e dyzet milionë e njëqind njëzet e pesë mijë e katërqind e tetëdhjetë e tetë presje zero nëntë) lekë, për sipërfaqen 50 927,5 (pesëdhjetë mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë presje pesë) m².
Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan, Kamzë-Vorë, Tiranë Rurale 1, Tiranë Jug, Tiranë Veri, Shkodër, Vlorë, Durrës, Tiranë Rurale 2, Zonat e Stimuluara, Lezhë, Kavajë, dhe Sarandë, në bazë të VKM duhet të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
V.K.M. Per Kompensimin Financiar Të Pronarëve Të Pasurive Të Paluajtshme Që Preken Nga Ndërtimet e Legalizu… by Newsbomb Albania on Scribd