Prokuroria ofron dy oferta për pastruesen. A do pranojë ajo?

Aktualitet
Prokuroria vijon hetimet në lidhje me pastruesen Rozeta Dobi dhe djalin e saj Havierin për vjedhjen e mbi 500 mijë eurove, qindra mijëra dollarëve dhe miliona lekëve, por edhe sendeve me vlerë.

Deri tani vetëm 120 mijë euro kanë zot që e ka pranuar Alda Klosi se ia ka vjedhur dhe disa sende me vlerë. Pjesa tjetër, mbi 400 mijë euro ende nuk kanë pronar. Kush i ka? Ende askush nuk ka shkuar që të bëjë denoncim.

Përballë këtij fakti, prokuroria i ka ofruar Rozeta Dobit bashkëpunim dhe lehtësim të pozitës penale të saj në këtë çështje në këmbim të dëshmisë dhe zbulimit të pronarit të eurove.

Oferta e dytë lidhet me djalin. Prokuroria i ka ofruar zbutjen e masës së sigurisë së djalit të saj, Havier Dobi, me qëllim lirimin e tij nga burgu në një masë më të lehtë. Pra hetim në gjendje të lirë nëse nëna bashkëpunon. Tashmë pritet nëse do të flasë pastruesja.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?