Berisha sulmon Alibeajn, i hapur për zgjedhjen e Salianjit në krye të Grupit Parlamentar

Politike

“Jam marrë me probleme krejt të tjera sot. Zbatonjësi mjeran i urdhrave të Edi Ramës. I keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama. Zbatoi një urdhër të Edi Ramës duke shkelmuar dhe më shumë mbi dinjitetin e tij.

E ardhmja e grupit parlamentar, do jetë një grup i cili do të mbrojë me gjithë potencialin e vet interesat e qytetarëve. Do bëjë gjithçka për të shumëfishuar kontrollet.

Kjo qeveri nuk ka se ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit mund të jetë secila nga ministret, secila nga ministrat, vetë Edi Rama, emra të tjerë. Vjen zonja me 40 metra katrorë apartament dhe bëhet me 7 apartamente, lumturon dhe të tjerë përreth saj. Ka një shpërthim të këtij llumi në mënyrë më të paimagjinueshme, më të pakonceptueshme”, u shpreh Sali Berisha.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët për emrin e Ervin Salianjit për drejtues të Grupit Parlamentar, u shpreh i hapur për të pranuar këto ndryshime. “Zoti Salianji është nënkryetar i grupit”, tha Berisha, duke theksuar se do të pranonte vendimin e deputetëve demokratë.

Dje, teksa u njoftua përjashtimi i katër deputetëve Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Tritan Shehu dhe Oerd Bylykbashi nga Grupi Parlamentar i PD, dolën zëra se Salianji kishte oranizuar deputetët për ta marrë ai drejtimin e grupit, duke zëvendësuar Alibeajn.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?