Benet Beci: “Shkodrën e duam me patjetër”

Politike

Benet Beci, deputeti i PS për qarkun e Shkodrës do të jetë kandidat i kësaj force politike. E ndërsa forcat e tjera politike nuk e kanë mendjen akoma te zgjedhjet lokale, në PS, kanë përfunduar edhe aleancat për të maksimalizuar votën për bashkinë e Shkodrës, informon newsbomb.al.

Kështu, burimet pranë PS thanë për newsbomb.al se një prej lëvizjeve është edhe afrimi i PSD-së së Tom Doshit i cili në zgjedhjet e kaluara lokale në disa rajone, duke përfshirë dhe Shkodrën qëndroi pasiv. Doshi ka një rezervë të madhe votash në qarkun e Shkodrës. Burimet thanë për neësbomb.al se Doshit i është propozuar marrja e kryetarit të Këshillit vendor pas fitores së zgjedhjeve nga e majta.

Në kuadër të këtyre lëvizjeve, ishte marrja e Agron Çelës në radhët e PS. Pardje Çela u shfaq në krah të kryeministrit Rama në takimin që ky i fundit pati me deputetët e qarkut të Vlorës, pavarësisht se Ilir Meta, kreu i PL e kishte konsideruar këtë një provokim të Partisë Socialiste dhe një lajm të stisur.

Divorci i Agron Çelës me Ilir Metën e PL ndodhi që në dhjetorin e vitit 2022. Dhe po në dhjetor, kanë qenë edhe takimet personale me Edi Ramën për të vendosur se mbi ç’baza do të bëhej ky akord i kalimit të deputetit me PS, raporton newsbomb.al.

Agron Cela po ashtu, ka një rezervë të madhe votash në këtë qark, që më parë e kishte kanalizuar tek Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë.

Ndaj PS ka ndezur motorrët për të fituar Vlorën, dhe aty çoi të deleguar Elisa Spiropalin, deputetja dhe ministrja që i është besuar në parlament edhe lufta e drejtpërdrejtë me Sali Berishën.

Dhe pse duket e vështirë që Shkodra të kalojë majtas, Edi Rama ka premtuar se do të investojë më shumë se 100 milionë euro në këtë qark, nëse votuesit do të zgjedhin për forcën politike të drejtuar prej tij. /newsbomb.al/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?