Spartak Ngjela për Alda Klosin: S’ka kryer vepër penale, mund të thotë paratë i gjeta në rrugë

Aktualitet

Spartak Ngjela ka folur në lidhje me ngjarjen e bujshme, ku pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier u arrestuan për grabitjen e rreth 530 mijë euro.

Ishte ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi që denoncoi grabitjen e 120 mijë eurove. Mirëpo njëherësh kanë nisur edhe hetimet për vetë Klosin se ku i kishte marrë ato para.

Pikërisht për këtë ka folur edhe Ngjela, i cili është shprehur se Klosi është e justifikuar, pasi ajo nuk ka kryer vepër penale duke mos deklaruar paratë. Ngjela tha se Klosi mund të thotë që paratë, 120 mijë euro i ka gjetur në rrugë dhe se nuk është vepër penale.

“Ajo është e justifikuar. Nuk ka vepër penale, është vepër administrative. Ajo mund të thotë lekët i kam gjetur në rrugë. Ligji e thotë qartë, kur i gjen është e jotja. Kur i del pronari është problem.

Ajo ka thënë që po mblidhja lekë për xhaxhain. Ajo mund të nxjerrë 10 dëshmitarë, që të thonë i dhashë unë 5000 mijë, i thashë unë 10 mijë. SPAK merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Nëse ky është krim i organizuar atëherë çështja do shkojë në SPAK, përndryshe jo”, deklaroi Ngjela.

Total 8 Votes
7

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?