PD kallëzon në SPAK Erion Veliajn

Aktualitet

Deputetja, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat nga selia blu, bëri të ditur këtë veprim që do ndërmarrë PD.

PD përfaqësuar nga Flamur Noka bëjnë kallzim për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga Neni 258 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a i Kodit Penal, “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, si dhe “Mashtrimi” i parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal, vepra këto të kryera në bashkëpunim (Neni 25 i Kodit Penal).

Kujtojmë që tre ditë më parë PD ka denoncuar ndërtimin e rrugës John Belushi, për të cilën nisën procedurat e tenderit që do të kushtonte 471 milionë lekë, pa pasur një fitues tenderi. Një ditë pasi PD denoncoi aferën, bashkia vendosi të anulojë tenderin. Ndërkaq kryebashkiaku deklaron se anulimi është bërë më herët dhe nuk lidhet me PD.

  

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?