Mediu: Akuza politike, s’ka asnjë dokument shtesë

Aktualitet

Flet Fatmir Mediu pas daljes nga SPAK, ku u njoh zyrtarisht me akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Fatmir Mediu: Dua të bëj me dije që më është prezantuar e njëjta akuzë më të njëjtët prokurorë. Mu komunikua shpërdorim detyre, por po ua them që kam kërkuar që në fillim të them dhe asnjëherë nuk jam pyetur.

Motivimi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka krijuar problemin. Ajo që mu paraqit është fashikull që më është paraqitur edhe më parë. Qëndrimi i m është që nuk e pranoj këtë akuzë, jam i pafajshëm.

Në dijeni për vendin kanë qenë të gjithë. Një muaj ka qenë një mbledhje me ekipin amerikan ku është cilësuar si një nga strukturat më të mira Gërdeci në demontimin e municioneve, kush mund ta certifikojë një proces ushtarak? Ministri?

 

 

Një proces kërkonte që ministri të pyetet sa kohë ka një akuzë, unë kam kërkuar dhe jam i gatshëm t’i përgjigjem SPAK sa herë të kërkojë për çdo dokument që kam firmosur.

Ndërkohë avokati i Mediut u shpreh se kjo është një “qëndrim absurd dhe një akuzë e ngjizur nga hiçi”.

Visha:  Dita e sotme konfirmoi këtë qëndrim absurd, pa patur çështje të regjistruar. U ngjis nga hiçi për përpjekje e dytë, më shumë sesa e dytë, se ka disa përpjekje të tjera, dhe vijmë sot në sitën ë njoftimit të akuzës, që është jo vetëm e njëjta akuzë, por dhe nga të njëjtët prokurorë. Kjo është një gjë e paparë nga ana ime e përvojës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?