“Mafia italiane nga Milano në Napoli, deri në Tiranë”

Bota

Reperi italian Baby Gang në një intervistë ka shokuar ndjekësit e tij duke deklaruar se që prej moshës 11-vjeçare ka kaluar çdo verë në burg.

Baby Gang gëzon një famë të madhe në Itali, ku përmes muzikës numëron miliona klikime në Youtube dhe mbi 1 milion ndjekës në Instagram. Ai njihet dhe për miqësinë me këngëtarin e mirënjohur italian Ghali.

Në tekstet e këngëve të tij, Gang flet për dhunën ku në një prej tyre ka përmendur Shqipërinë, duke thënë:  “Mafja italiane nga Milano në Napoli, deri në Tiranë, kokaina në Audi, ‘Made in Albania’ Fuck Policia”.

Reperi italian njihet dhe për problemet e herë pas hershme që ka pasur me ligjin.

 

 

Dhe ndërsa fama e saj rritet, si ndjekësit në Instagram, aq edhe problemet e saj me ligjin. Tregtim droge, grindje, përbuzje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, lëndim personal, nxitje për krim, shpifje. Një dosje kriminale, e cila me kalimin e viteve bëhet gjithnjë e më e pisët. Në prill 2021 ai e gjen veten të përfshirë në një luftë guerile me policinë për një video të xhiruar në rrugë në San Siro së bashku me reperin Neima Ezza.

Që prej tetorit të vitit të kaluar, Gang ndodhet në burg. Ai akuzohet për grabitje dhe rrezikon katër vjet burg.

Emri i vërtetë i Baby Gang është Zaccaria Mouhib.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?