Aktualitet

Këlliçi jep alarmin: Uji i qytetarëve të Tiranës që vjen nga Fresku…

Kandidat i opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka akuzuar sërish Erion Veliajn për keqmenaxhim të kryeqytetit dhe shpërdorim të ujit.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka nxjerrë një video ku tregon ujin që derdhet në zonën e Freskut në Njësinë 12 dhe thekson se kjo gjendje ka më shumë se 20 ditë.

Gjithashtu Këlliçi akuzon administratën e Bashkisë Tiranë, se ‘kur banorët ankohen për problemet, institucionet vendore interesohen si e ka emrin ankimuesi, ku banon, ku punon, kë voton, dhe askush s’merret me problemin. Kjo është skemë për të heshtur çdo zë pakënaqësie, për të pretenduar se në këtë qytet punët shkojnë vaj’.

Postimi i plotë:

Më shumë se 20 ditë në këtë gjendje. Është uji i qytetarëve të Tiranës që vjen nga zona e Freskut, në Njësinë 12.

Kur banorët ankohen për problemet, institucionet vendore interesohen si e ka emrin ankimuesi, ku banon, ku punon, kë voton, dhe askush s’merret me problemin. Kjo është skemë për të heshtur çdo zë pakënaqësie, për të pretenduar se në këtë qytet punët shkojnë vaj. Këtë model duhet ta ndryshojmë me votë më 14 maj! Tirana do administrim!

Kur banorët ankohen për problemet, institucionet vendore interesohen si e ka emrin ankimuesi, ku banon, ku punon, kë voton, dhe askush s’merret me problemin. Kjo është skemë për të heshtur çdo zë pakënaqësie, për të pretenduar se në këtë qytet punët shkojnë vaj. Këtë model duhet ta ndryshojmë me votë më 14 maj! Tirana do administrim!/ boldnews/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?