Jo vetëm para dhe ar, por edhe prona të panumërta!

Aktualitet

Ish-zyrtarja e kabinetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, Alda Klosi duket se i janë bërë shumë dhurata. Sidomos nga familja e saj. Zyrtares së shtetit Alda Klosi që pastruesja i vodhi 120 mijë euro në banesë, në tetor 2021 i dhuruan dy apartamente në Shëngjin.

Gazetari Adriatik Doçi shkruan se Alda Klosi, e cila shkoi vetë dhe denoncoi grabitjen e bërë nga Rozeta Dobi, është pronare dhe bashkëpronare e 7 paspasurive të palujtshme dhe e një makine.

Klosi është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2. Nga të dhënat e siguruara, është bërë pronare e pasurive në tetor 2021 me kontratë dhurimi. Nuk dihet se kush dhe në çfarë rrethanash dy apartamentet i janë dhuruar Klosit dhe se kush është personi që ka vendosur t’i bëjë një dhuratë të tillë. Alda Klosi është bashkëpronare me Altin Klosin, të vëllanë e saj, me të cinin ka një apartamenti 72 m2 në Tiranë si dhe i një tjetër apartamenti 47 m2 në Tiranë.

Ish zyrtarja e shteti është gjithashtu bashkëpronare e një tjetër apartament në Tiranë me sipërfaqe 50 m2. Gjithashtu, Klosi është bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2. Për të mbyllur, ka në pronësi edhe një makinë të tipit Toyota RAV4, e vitit 2013.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?