Rozeta Dobi: E vodha sepse e urreja

Aktualitet

Urrejtja është shkaku pse Rozeta Dobi, pastruese vendosi të vidhte banesën e pronares së saj, Alda Klosi. Dosja ka siguruar dosjen e plotë të prokurorisë, ku thuhet se Rozeta Dobi, në deklarimin e dhënë ka sqaruar se ka bërë një vjedhje nga urrejtja. Vjedhja ka ndodhur më 15 dhjetor 2022. Paratë ndodheshin në kasafortë dhe aty i ka marrë.

“Është bërë shoqërimi i dy të dyshuarve në Komisariat. I është marrë deklarimi të dyshuares Rozeta Dobi e cila ka deklaruar se, Alda Klosi ka marrë një banesë me qera tek Rruga e ”Kosovarve” e cila aty qëndronte me vajzën e saj. Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Pasi ka hyrë në banesë të cilën e ka hapur me çelsin që dispononte ka bërë një kontroll për të parë se çfarë ajo kishte në banesë. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prejeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lëkëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi.”-ka thënë Rozeta Dobi. 

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?