Aktualitet

Rama reagon për vjedhjen e pastrueses dhe të birit: T’u shkohet deri në fund historive të ulëta me para të pista

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vjedhjen e kryer nga Rozeta dhe Havier Dobi në shtëpinë e ish-shefe kabineti e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi.

Në një postim në Facebook, Rama ka deklaruar se duhet tu shkohet deri në fund hetimeve dhe forca e ligjit duhet të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme.

Kreu i qeverisë ka shtuar se kjo ka qenë edhe arsyeja e Reformës në Drejtësi dhe se mburoja e vjetër politike për të tilla raste ka rënë.

Postimi i plotë:
Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit!

 

 

E thënë ndryshe, në një kohë tjetër policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë edhe në këtë drejtim! Sepse sot vullneti politik është i plotë dhe mburoja e vjetër politike ka rënë!

Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?