“Qeshja u fsheh, i shmanget erës”-Poezi nga Adela Hoxha

Poezi

Në hirin e pritjes nuk ka më zjarr.

 

Ka humbur udhën zogu shtegtar.

S’dihet ku shkoi, në ç’galaktikë?

Në hirin e pritjes nuk ka më zjarr.

Frymëmarrja e tërë veshur me frikë.

Open photo

 

Qeshja u fsheh, i shmanget erës

 

Qeshja u fsheh, i shmanget erës,

As shiu që bie nuk e lag vetveten

. Dallëndyshet ikën, i’u trembën vjeshtës,

Dhe retë të vetmuara qiellit treten. – 𝘘𝘦𝘴𝘩𝘫𝘢 𝘦 𝘷𝘫𝘦𝘴𝘩𝘵𝘦̈𝘴

Open photo

 

Sa mirë të puthesh si e marrë!

 

Sa mirë të puthesh si e marrë!

Ta duash puthjen si të fundit.

Nesër prapë, si puthja e parë.

Si zalli puthur nga buzë e lumit.

Puthjet s’janë vetëm mes vetit.

Dy palë buzë, në afsh përpjekur.

Në borë digjesh prej të nxehtit.

Në diell rilind, prapë për t’u djegur!

Open photo

 

Kur ëndrrat flinin, rënë nën heshtje.

 

Mbrëmë, nata vonë hodhi brymë,

Kur ëndrrat flinin, rënë nën heshtje.

Qetësia s’ndihej në merrte frymē.

Sa mall sjellka ky fund Vjeshte!

Si iku aq shpejt ajo Verë e nxehtë,

Si s’shoh një gjurmë udhës së saj!

Shkunden e bien gjethet kaq lehtë,

Unë pshehrëtima shpirti shpërndaj.

Open photo

 

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?