Meta e mohon, Klosi konfirmon: Deputeti Agron Çela i është bashkuar Partisë Socialiste!

Politike

Blendi Klosi, Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste, ka konfirmuar sot deputeti i Agron Çela i është bashkuar kësaj force politike. Ndërkohë, ditë më parë Ilir Meta mohoi zërat për “firo” nga Partia e Lirisë dhe i cilësoi “lajme të shpikura e të porositura”.

Në një intervistë për Euronews Albania, Klosi ka vlerësuar figurën e Agron Çelës dhe ka thënë se ai tashmë është pjesë e mazhorancës, si një politikan me mbështetje të konsiderueshme në zonën që përfaqëson.

“Kam marrëdhënie shumë të mira me zotin Çela dhe me shumë kolegë të PD-së në parlament. E shikoj si një magnet që PS-ja është shumë e fortë, kjo ka qenë gjatë gjithë kohës. Një herë kemi pasur çarje, ajo çarje na humbi pushtetin në 2005 dhe nga ai moment, nuk ka pasur më ngjarje që nga PS-ja të largohet.

PS-ja vazhdon të dëshmojë që është partia më e madhe, më e organizuar, më fituesja në vend dhe si e tillë është një magnet shumë i mirë për ata që duan që të ketë punë të mira për komunitetin.

Zoti Çela vjen si një deputet që ka mbështetje të konsiderueshme të shprehur në vite, në disa mandate në zonën ku ai funksionon, pra, ka forcën e tij politike personale dhe këtë ai e menaxhon për të mirën e komunitetit. Unë mbështes çdonjërin, partia është kryesorja, struktura është më rëndësishmja, njerëzit që na votojnë, janë ata që ne duhet t’i vlerësojmë”, është shprehur Blendi Klosi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?