Hoxha: “Bandat kanë grabitur ministrat para 5 vitesh, shifra më e vogël 500 mije euro

Aktualitet Intervista

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ka zbuluar një episod të para 5 viteve në lidhje me ngjarjen e fundit të grabitjes së banesës së një ish-zyrtareje të Kryeministrisë.

 

 

Hoxha deklaroi se para këtyre 5 viteve ka pasur një seri ngjarjesh ku një grup kriminal ka grabitur banesat e disa ministrave të qeverisë dhe ish-ministrave në vend, teksa shtoi se shuma më e vogël e vjedhur nga këto shtëpi ka qenë 500 mijë euro, ndërsa shirat e tjera shkonin mbi 1 milionë euro.

Ai tha gjithashtu se ngjarjet jo vetëm që nuk denoncoheshin nga pala e vjedhur, por dhe kur policia njoftohej dhe paraqitej pranë tyre ata mohonin grabitjet. Sakaq, Hoxha zbuloi më tej se grabitësit e dinin që ministrat kishin në dorë tendera të rëndësishëm, duke supozuar se ata ishin vendosur nën përgjim para se të vidheshin.

“Më shumë më bën përshtypje fenomeni, kjo ngjarje dhe mund të mos zbulohej. Unë di plot raste të tjera, kam denoncuar para 5 vitesh një seri ngjarjes ku ndryshe nga sot nuk i dha mundësi medias. Brenda këtij harku kohor një grup enigmatik për kohën arriti të grabiste brenda këtij harku kohor banesat e disa ministrave në detyrë të qeverisë Rama dhe Meta, ish-ministra të PD-së dhe personazhe të rëndësishëm të të dyja kabineteve.

 

 

Shumat e grabitura shkonin nga 500 mijë euro,  800 mijë, 1 milionë e 100 mijë, etj. Në të gjitha këto raste ngjarjet jo vetëm që nuk u denoncuan, por kur policia e merrte vesh, shkonte dhe paraqitej pranë banesave të zyrtarëve dhe ata thonin që nuk ishte e vërtetë. Në një rast tjetër u tha që u grabit banesa e prindërve, por në asnjë rast nuk u pranuan grabitjet. Dyshimet ishin se atë kohë ka qenë ministër Tahiri, dhe u bë shqetësuese për grupet rivale se kundërshtarët ishin fuqizuar nga paratë që po u merrnin ministrave.

Ata e dinin që kishin tendera të rëndësishëm në duar, ata shkonin të ministri i infrastrukturës për shembull se e dinin që kishte tender, u krijua ideja që ata ishin përgjuar dhe më pas ishin sulmuar. Nuk është hera e parë që grabiten shtëpitë e zyrtarëve në Shqipëri, por problemi është se në këtë rast u bë e pamundur të hetohej se askush nuk pranoi të denonconte”, tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?