Balluku: Në 2023-in nisim nga Korça gazifikimin e Shqipërisë

Aktualitet

Në një konferencë për shtyp, Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku bëri një analizë për vitin 2022 dhe objektivat kryesore për 2023-in.

Balluku theksoi se viti 2023 do të shënojë realizimin e projekteve të rëndësishme për efiçensën energjitike. Ministrja zbuloi projektin e madh të gazifikimit që do të nisë fillimisht në qytetin e Korçës.

Balluku: Energjia nuk është vetëm hidrocentralet, megjithatë gjatë vitit 2022 ne kemi pasur mundësinë që të ulemi shpesh me prodhuesit e vegjël me ata që kanë hidrocentrale në koncesion me kontrata mje cmim të rregulluar dhe në fund të këtij viti kemi arritur, sepse tregu ka një çmim tjetër. Sot më shumë se kurrë kontributi i tyre duhet, të gjithë i janë përgjigjur thirrjes tonë për të qëndruar në sistem dhe pas një pune analitike shumë të mirë me Ministrinë kemi reflektuar një rritje të çmimit.

Nga 8.5 lekë që blihej kilovatori deri në 31 Dhjetor tashmë blihet me 10 lekë. Kosto që reflekton rritjen e çmimit por nga ana tjetër mban në sistemin tonë energjitik 1.7 terravat që është prodhimi vjetor i HEC-eve të vogla. Ky është momenti më i mirë i bashkëpunimit që ne kemi me të gjithë prodhuesit e HEC-ev të vogla por energjia nuk është vetëm hidro. Se ky ka qenë problem gjithmonë i Shqipërisë që gjithïka ka qenë e prodhuar nga energjia e hidrocentraleve. Energjia duhet të prodhohet edhe nga parqet fotovoltaike dhe garën që kemi nisur me BERZH-in dhe e kemi mbyllur fazën e parë dhe kemi një kompani fituese.

Kemi një kompani që do ndërtojë 200 megavatorë nga era por edhe një projekt tjetër i madh, agresiv që është gazifikimi i Shqipërisë.

Është një politikë e re që ka nisur para pak vitesh. Kemi “ALB gazin” të cilën e drejton Arbër Avrami dhe nëse kemi hapa të rëndësishëm është padyshim puna e tij e mirë dhe skuadrës së tij të vogël e shumë të përkushtuar. 2023 do jetë viti i realizimit të disa nga projektet më të  rëndësishme, duke e nisur kështu me Korccën. Pse zgjodhëm Korçën?

Me dhënë të drejtën ishte garë mes Korçës dhe Fierit por pas analizave Fieri na fal por do jetë i dyti në rresht. Korça ka temperaturë mesatarisht 10 gradë më të ulët se Fieri, qytetarët paguajnë më mirë nga të gjithë faturat. Dhe për ti dhënë sukses këtij projekti pilot, ky do jetë vit i rëndësishëm për eficcensën energjitike. Me të vërtetë flitet për axhendën e gjelbërt por pavarësia energjitike është shumë e rëndësishme. Shteti shqiptar ka detyrë të krijojë siguri energjitike./tvklan.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?