Arrestohen 4 shqiptarë me 353 KG kokainë në një dhomë hoteli në Itali

Bota

Katër shtetas shqiptarë janë kapur me një sasi të madhe kokaine, teksa po qëndronin në një dhomë hoteli në Itali.

Operacioni është realizuar pak ditë më parë nga antimafia italiane në rajonin Celle Ligure, ku shqiptarët kishin zënë një dhomë të thjeshtë hoteli dhe brenda mbanin plot 353 kilogram kokainë.

Mediat në Itali thonë se autoritetet nuk kanë dhënë shumë informacion pasi operacioni është konsideruar si tepër sekret, ndërsa pronari i hotelit “bed and breakfast” ku qëndronin katër shqiptarët së bashku me ngarkesën e madhe të kokainë rezulton i papërfshirë.

Operacioni është realizuar nga antimafia e Barit, të cilët kishin mbajtur për disa ditë nën përgjim shqiptarët.

Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur, si dhe mbetet e paqartë se nga ka mbërritur ngarkesa dhe ku ishte destinacioni final.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?