Sot 1 VIT nga 8 Janari, PD vijon e përçarë

Aktualitet

Si sot një vit më parë Sali Berisha thirri protetsë para selisë së PD që atë kohë drejtohej nga Lulzim Basha. Mbështetësit e Berishës e kthyen selinë blu në një arenë lufte për disa orë, pasi me dhunë tentuan të futen në selinë e PD që ishte e blinduar.

Ishte një skenë që habiti jo vetëm Shqipërinë, por edhe mediat ndërkombëtare pasi kurrë nuk ishte parë një “luftë” e tillë brenda së njëjtës parti.

Si pasojë e përplasjes, 10 persona mbetën të lënduar nga protesta e sotme në selinë e PD-së dhe 4 prej të lënduarve përfunduan tek Trauma.

Mbështetësit e Berishës arritën të futeshin në seli, duke shkallmuar dyert, ndërsa deputetët dhe mbështetësit e Bashës hipën në tarracën e godinës, ku disa prej tyre më pas u shfaqën të trembur dhe me lot në sy në rrjetet sociale.

Pas thirrjes së palës së PD, policia ndërhyri për të qetësuar situatën duke larguar edhe deputetët që ishin në godinë.

Edhe pse ka kaluar një vit nga protesta e dhunshme në PD, ende sot demokratët nuk kanë gjetur “paqe”. Partia Demokratike vijon të jetë ende e përçarë me grupin e Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt, e teksa vijon “lufta” në Apel për vulën e PD.

Edhe pse jami pranë zgjedhjeve lokale që do mbahen më 14 maj, PD në këto zgjedhje futet e ndarë me Berishën që ka bërë alenacë me Partinë e Lirisë, dhe nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj.

Si Berisha ashtu edhe Alibeaj kanë nisur të prezantojnë kandidatët që do të kandidojnë për kryetarë të bashkive.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?