Makina me 320km/h bëhet copash, ndërron jetë shoferi (VIDEO)

Bota

Makina ka dalë jashtë kontrollit, ku më pas godet parmakun për të përfunduan në thërmija copash. Vdekja e shoferit të njohur në Australi ishte e menjëhershme, ndërsa u bë e ditur nga “The Willowbank Raceway” me një postim në rrjetet sociale: “Me pikëllim të madh ju njoftojmë se Sam Fenech, shoferi i Fabietti Racing Doorslammer, iu nënshtrua plagëve të marra gjatë garës dhe la frymën e fundit sot pasdite. I dërgojmë dashurinë dhe mbështetjen tonë familjes së tij dhe gjithë ekipit të Fabietti Racing”.

Fenech u përfshi gjithashtu në një aksident në vitin 2019 në Sydney, kur Chevy Camaro që po drejtonte goditi gomat mbrojtëse.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?