Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta kalojë këtë të shtunë pranë familjes së tij. Ai ka preferuar që të shijojë fundjavën me diell me bashkëshorten Linda dhe djalin e tyre, Zaho në Linzë, tek “Kapelet”.
Rama ka ndarë një foto pikërisht nga ky vend, ku shfaqet i qeshur në krah të bashkëshortes dhe djalit të vogël, ndërsa në kokë mbajnë nga një kapele kashte.
“Kapelet” në Linzë, historia e suksesit të një emigranti, Arlindit, që ka krijuar një oaz unikal shijeje estetike dhe gatimi, duke ripërpunuar menunë e traditës shqiptare. Pamja pastaj është”, shkruan Rama në foton që ka shpërndarë në Facebook.
Total 0 Votes
0
0