Çfarë ndodhi mes mbështetësve të Donald Trump

Bota

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump, është bërë protagonist në zgjedhjet e kryetarit të Dhomës së Përfaqësueseve.

Pas shumë raundeve, kryetari i ri u zgjodh Kevin McCarthy, por duke shkaktuar konfrontime të votuesit dhe ndjekësit e Trump.

Në një konfrontim të pazakontë, zoti McCarthy u grind me përfaqësuesin republikan Matt Gaetz nga Florida pas votimit të 14-të, sepse ligjvënësi ishte deklaruar “i pranishëm”, në vend që të hidhte votën që do t’i jepte zotit McCarthy postin e kryetarit.

Fitorja e zotit McCarthy në votimin e 15-të i dha fund mosfunksionimit më të thellë të Kongresit në mbi 160 vjet. Por kjo ilustroi qartë vështirësitë me të cilat ai do të përballet për të udhëhequr me një shumicë të ngushtë dhe thellësisht të polarizuar.

Po ashtu nga kamera duken pamje të ekraneve me inicialet e ish-presidentit Trump, pasi ndjekësit e tij ishin të agravuar nga situata.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?