Një ngjarje e rënë ka ndodhur në SHBA ku një 42-vjeçar ka vrarë shtatë anëtarët e familjes së tij.
Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur në UTAH, ku 42 vjeçari masakroi gruan e tij, pesë fëmijët dhe vjehrrën, pasi bashkëshortja i kërkoi divorcin.
Autori i identifikuar si Michael Hite, pasi vrau familjen e tij, më pas i dha fund edhe jetës së tij/
Gruaja e Hite ishte 40 vjeç, tre vajzat e tyre ishin 17, 12 dhe 7 vjeç dhe dy djemtë e tyre më të vegjël ishin 7 dhe 4 vjeç.
Siç rezultoi nga burime gjyqësore, gruaja e vrasësit kishte paraqitur vullnetarisht kërkesën për divorc në datën 21 dhjetor, por pa bërë të ditur arsyen.
Autori i vrasjes punonte si sigurues, por siç deklaroi një mik i familjes ai kishte dhënë dorëheqjen pak ditë para masakrës.