Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Bajram Currit.
Ende nuk ka detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes, apo nëse ka të lënduar, ndërkohë forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën.
Efektivët po marrin në pyetje personat e pranishëm në vendngjarje, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar nga Policia.
Total 0 Votes
0
0